Tifozët e Lazios mbrojnë Strakoshën: Nuk bëri asnjë gabim me Napolin

Tifozët e Lazios mbrojnë Strakoshën: Nuk bëri asnjë gabim me Napolin

08:52, 24/01/2019

Lazio pësoi një humbje pak ditë më parë në kampionat ndaj Napolit me rezultatin 2-1, ndërkohë që në këtë takim u vlerësua për paraqitjen e tij portieri shqiptar, Thomas Strakosha, i cili arriti të evitonte edhe disa gola të tjerë.

Megjithatë, disa nga gazetat italiane e kanë vlerësuar me nota të ulëta portierin shqiptar, duke i dhënë vetëm një “5”.

Kjo ka ngjallur jo pak reagim te tifozët lacialë dhe kritikët italianë, të cilët kanë kritikuar gazetat në këtë rast.

Ata kanë kërkuar që të ndryshohet vlerësimi për Strakoshën, duke qenë se portieri shqiptar nuk kishte faj te asnjëri nga golat e pësuar.

Së bashku me Strakoshën, vlerësim më i lartë është kërkuar edhe për Alberton.

“Duhet të ndryshoni gjykimet, sepse Strakosha nuk ishte për notën 5. Ai nuk gaboi në asnjë moment dhe golat nuk ishin për faj të Strakoshës. As Alberto nuk është vlerësuar siç duhet, pasi meriton më shumë”, shprehen tifozët e Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco