Allegri komenton penalltinë që humbi Cristiano Ronaldo

Allegri komenton penalltinë që humbi Cristiano Ronaldo

09:26, 22/01/2019

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk e ka konsideruar humbjes e penalltisë nga Cristiano Ronaldo ndonjë gjë të madhe, duke thënë se një gjë e tillë mund t’i ndodhë të gjithëve.

Sulmuesi portugez pati një mundësi të artë në pjesën e dytë të ndeshjes së djeshme për ta thelluar rezultatin kundër Chievos, megjithatë portieri 39-vjeçar, Stefano Sorrentino, arriti t’ia presë gjuajtjen Ronaldos.

Por, edhe pse Ronaldo e humbi këtë mundësi, Juventusi arriti ta fitojë lehtësisht edhe këtë ndeshje me rezultatin 3-0 me golat e shënuar nga Douglas Costa, Emre Can dhe Daniele Rugani.

Allegri bëri të ditur se për të është më e rëndësishme fitorja e skuadrës sesa penalltia e Ronaldos.

Megjithatë, strategu italian e pranoi se Ronaldo u mundua më shumë se zakonisht për të shënuar gol në pjesën e parë të ndeshjes.

“Penalltitë e rëndësishme janë në raste të tjera... mund të ndodhë që ta humbasësh një penallti. Nuk mendoj se kjo është hera e parë që Ronaldo po e humb një penallti në karrierën e tij”, ka thënë Allegri.

“Në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme është se ekipi fitoi. Cristiano kishte dëshirë të shënonte dhe në pjesën e dytë ishte shumë më i mirë teknikisht. Në pjesën e parë, ai po nxitohej shumë për të shënuar. Ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes, ai luajti futboll shumë më të lehtë dhe pati dy apo tri raste të mira për të shënuar gol”, deklaroi tekniku i bardhezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco