U-17/ Trajneri Elvin Beqiri korr fitoren e parë me kuqezinjtë e vegjël

U-17/ Trajneri Elvin Beqiri korr fitoren e parë me kuqezinjtë e vegjël

16:18, 17/01/2019

Shqipëria U-17 e drejtuar nga Elvin Beqiri ka arritur të mbyllë me fitore turnen “Mercedez Benz Cup 2019” .

Kuqezinjtë e vegjël mposhtën moshatarët e tyre të Moldavisë me rezultatin 2-1.

Titullarët e Kombëtares së paratërinjve ishin: Bekteshi, Burgaj, Preka, Gjuzi, Dervishi, Papa, Kasemi, Mitaj, Pengu, Doko, Dervishi.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në barazim 0-0. Pjesa e dytë për kuqezinjtë nisi vrullshëm.

Në minutën e 56-të ka qenë Ilir Gjuzi, ai që ka shënuar për Shqipërinë, ndërsa në minutën e 58-të, ka ardhur goli i dytë,i realizuar nga goditja e dënimit prej kapitenit Mario Mitaj.

Për moldavët ka shënuar Frate në minutën e 82-të.

Kujtojmë që Shqipëria në dy ndeshjet e para kishte dy humbje. Njëra prejt tyre ishte me Anglinë 0-2, ndersa tjetra përballë Turqisë, me rezultatin 3-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco