VIDEO/ Totti takon vajzën e verbër që i reciton një fjalim prekës

VIDEO/ Totti takon vajzën e verbër që i reciton një fjalim prekës

22:10, 12/01/2019

Francesco Totti është një futbollist i madh si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj.

Kapiteni legjendar i Romës ka zhvilluar një takim special me një fanse të verdhur, por pavarësisht se nuk e ka parë Tottin duke luajtur ajo e adhuron atë.

Ajo ka takuar shumicën e lojtarëve të ekipit kryeqytetas, por takimi me Francescon ishte shumë special.

“Kur hymë në hotelin ku ishte ekipi, thashë: “Kjo është dita jonë”. Ishte dita më e lumtur për motrën time. Ajo ka qenë gjithmonë në gjendje ta përcjellë pasionin për Romën”, rrëfen motra e saj, Rosa.

Mishela ka recituar fjalët e fundit të karrierës së Tottit, ku mbante mend çdo fjalë në letrën e tij.

Legjenda e Italisë e ka parë me habi dhe i ka thënë papritur: “Më ktheve emocionet e asaj dite”.- duke i dhënë një përfaqim të ngrohtë Mishelës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco