Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Barcelonës i duhet ky lojtar për ta fituar Champions Leaguen

Barcelonës i duhet ky lojtar për ta fituar Champions Leaguen

20:52, 11/01/2019

Mediat e afërta me klubin katalunas raportojnë se “blaugrana” dëshiron një sulmues fantastik për të synuar seriozisht triumfin në Champions League.

“Mundo Deportivo” ka publikuar një listë prej disa futbollistëve potencial që nëse arrin t’i transferojë do të jenë kandidatë kryesor në kompeticionet europiane.

Fjala është për Griezzman dhe dy lojtarët e Sevillas, Ben Yedder dhe Andre Silva, edhe pse ky i fundit ende gjendet në huazim te Milani.

Këto të paktën thuhet të jenë kërkesat e Ernesto Valverdes, kurse mbetet të shihet deri në fund nëse do të arrijë që ndonjërin prej këtyre ta bind të zbarkojë në ‘Camp Nou’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco