Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Partizani bind në miqësoren me skuadrën e Superligës turke. Rezultati

Partizani bind në miqësoren me skuadrën e Superligës turke. Rezultati

15:14, 09/01/2019

Partizani ka barazuar me rezultatin 1-1 në miqësoren e zhvilluar në Antalia ndaj turqve të Sivasporit.

Një paraqitje dinjitoze për skuadrën e Skënder Gegës që kaloi e para në avantazh me anë të Asanit në minutën e 47-të.

Sivaspori arriti të barazonte shifrat në minutën e 67-të me anë të Torje, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e parë, trajneri Skënder Gega i besoi formacionit titullar që kishte përdorur më së shumti në kampionat, teksa nuk munguan zëvendësimet e shumta në pjesën e dytë, ku spikat aktivizimi i Hysenit, që iu bashkua së fundmi Partizanit, pas aventurës pozitive me Flamurtarin.

Pas dy ditësh Partizani do të luajë sërish miqësore, këtë herë ndaj Antaliasporit, ndërsa më 14 janar do të sfidojë Dinamon e Zagrebit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco