Deklarata e fortë: Po lutem që Neymar të kthehet te Barcelona

Deklarata e fortë: Po lutem që Neymar të kthehet te Barcelona

10:18, 26/12/2018

Neymar e dëshiron largimin nga PSG-ja me të përfunduar ky sezon.

Neymar është duke u kërkuar nga Real Madrid dhe Barcelona, por që ende nuk e ka ndarë mendjen se ku do të transferohet.

Mesfushori i katalonasëve, Arthur Melo, ka thënë se ai lutet që bashkëkombësi i tij të rikthehet në ‘Camp Nou’.

“Personalisht, unë jam duke u lutur për të (Neymarin) që të kthehet në skuadër, pasi është lojtar fantastik”, ka thënë mesfushori brazilian për ‘Mundo Deportivo.

“Mendoj se sa më shumë kemi cilësi në skuadër, kemi më shumë shanse për të fituar trofe.

“Unë jam duke bërë jë punë të madhe që ai të rikthehet këtu, por ai e ka jetën e tij, ai e di se çfarë bënë, por shpresoj që të vije këtu”, ka shtuar më tej Melo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco