ZYRTARE: Fabregas hedh firmën në kontratën 4-vjeçare, fiton miliona euro

ZYRTARE: Fabregas hedh firmën në kontratën 4-vjeçare, fiton miliona euro

16:32, 18/12/2018

Cesc Fabregas ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me markën e njohur të veshjeve sportive, ‘Puma’.

Lajmi është konfirmuar nga mesfushori spanjoll ndërsa si pasojë e kësa marrëveshje në xhepin e tij do të shkojnë disa miliona euro.

 “Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë katër vjeçare me Puman”, ka shkruar Fabregas në Twitter.

“Ata gjithmonë më kanë bërë të ndihem si pjesë e familjes dhe jam shumë i lumtur që do ta vazhdojmë bashkëpunimin”, ka shkruar më tej spanjolli.

Mesfushori spanjoll është shumë i përfolur në merkato dhe me shumë mundësi do të transferohet në Itali te skuadra e Milanit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco