Mourinho zbulon lojtarin që i frikësohet më shumë

Mourinho zbulon lojtarin që i frikësohet më shumë

12:09, 16/12/2018

Sot pasdite, në “Anfield Road” do të luhet klasikja e Premier League mes Liverpool dhe Manchester United, një sfidë interesante mes dy prej ekipeve më të mira në Angli edhe pse miqtë nuk po shkëlqejnë shumë. Të dyja skuadrat arritën objektivin e tyre në Champions League, u kualifikuan në raundin tjetër dhe tashmë janë përqendruar në kampionat, me “reds” që synojnë të rikthehen në krye dhe të ruajnë pathyeshmërinë.

Për miqtë e United kjo është një përballje e vështirë, duke qenë se përballë kanë skuadrën më të mirë në Angli, ndaj trajneri Jose Mourinho kërkon përqendrim maksimal në fushë. Trajneri portugez konsideron sulmuesin algjerian Mohamed Salah si rrezikun kryesor, lojtar të cilin ai e njeh mirë, pasi vite më parë e ka trajnuar kur të dy kanë qenë te Chelsea. “Është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe ka ndryshuar 100% nga koha kur e stërvitja”, tha Mourinho.

“Salah është përmirësuar jashtëzakonisht shumë vitet e fundit, ka kapur majat. Fizikisht është bërë më i fortë. Ai ishte i shpejtë edhe atëherë, por ishte i brishtë, ndërsa tani është i fortë fizikisht dhe i shpejtë si gjithnjë. Edhe psikologjikisht nuk u adaptua mirë me Premier, pasi vinte nga një ekip si Bazel te Chelsea. Ky ishte një kalim i madh për të asokohe, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar shumë për të, pasi mund të luajë kudo pa frikë. Është një lojtar fantastik, ka një potencial të jashtëzakonshëm, është një kërcënim nuklear për ne. Gjithsesi, Liverpool ka shumë lojtarë fantastikë dhe të rrezikshëm”, u shpreh Mourinho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco