A do martohesh me Georginan? Ja si përgjigjet Cristiano Ronaldo

A do martohesh me Georginan? Ja si përgjigjet Cristiano Ronaldo

08:54, 11/12/2018

Cristiano Ronaldo mohon zërat se ai dhe Georgina Rodriguez do të shkojnë së shpejti në altar. Të paktën për momentin nuk bën pjesë në planet e tij.

Në një intervistë për mediat portugeze, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” mohoi se ka nisur përgatitjet për ceremoninë martesore.

“Martesa? Jo tani, por jua shpjegoj të gjithën. Unë shkoj çdo javë në kishë. Jam katolik dhe shkoj për të falënderuar Zotin që më mbron familjen dhe miqtë e mi. E ndërroj kishën çdo javë, sepse në Torino ka shumë dhe mund të zgjedhësh. Një “paparac” një herë më pa dhe mendoi se po përgatitesha për t’u martuar. Në ta ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë, por për momentin nuk është në planet e mua”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco