Shkëmbi: Me Partizanin, ndeshja e duhur që tifozët të vijnë të mbështesin Teutën

Shkëmbi: Me Partizanin, ndeshja e duhur që tifozët të vijnë të mbështesin Teutën

09:26, 07/12/2018

Gjashtë fitore dhe asnjë humbje në 8 ndeshjet e fundit janë një bilanc i denjë për një skuadër që synon titullin kampion, por për ta konfirmuar këtë Teutës i duhet të triumfojë përballë Partizanit.

Është një ndeshje e rëndësishme, por që trajneri Bledi Shkëmbi po e përgatitet me të njëjtin mentalitet si në çdo takim tjetër.

“Ndeshje e vështirë, si çdo takim në kampionat. Sfidat kundër Partizanit apo Skënderbeut, japin një motivim ekstra për futbollistët, ndaj shpresoj të bëjmë më të mirën dhe të marrim maksimumin”, deklaroi Shkëmbi.

Image

Trajneri i ‘djemve të detit’ nuk është gati të nënshkruajë për një barazim, skuadra kur zbret në fushë duhet të ketë vetëm një objektiv që është marrja e maksimumit.

“Ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të synojmë të marri fitoren, por pas ndeshjes do të bëjmë analizën, duke u bazuar te loja, por edhe rezultati”, tha Shkëmbi.

Progni e Beqja janë të pezulluar ndërsa do të mungojë edhe Bicaj i dëmtuar.

Mungesat mund të ndikojnë në lojën e Teutës, por tekniku 39-vjeçar ka besim të plotë tek alternativat.

“Në një ndeshje të rëndësishme do të donim t’i kishim të gjithë lojtarët, por kam shumë besim edhe te lojtarët e tjerë, që po stërviten mirë. Shpresoj që ata që do të luajnë, të bëjnë më të mirën”, tha tekniku korçar.

Një notë negative e këtij sezoni është mungesa e tifozerisë durrsake në shkallët e stadiumit, Shkëmbi shpresoj që kjo situatë të ndryshojë shumë shpejt

“Është e vërtetë që tifozëria na ka munguar. Shpresojmë që kjo të jetë ndeshja e duhur, që ata të rikthehen në stadium dhe të jenë një armë më shumë për motivimin e skuadrës”, deklaroi trajneri i Teutës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco