Ish-shoku i ekipit te Roma: Qeshja me Panuccin sepse fliste gjëra pa sens

Ish-shoku i ekipit te Roma: Qeshja me Panuccin sepse fliste gjëra pa sens

08:18, 07/12/2018

Për shkak të karrierës së pasur si futbollist, Christian Panucci ka arritur të bëjë shumë miq me skuadra ku ai ka luajtur.

Një ndër ta është dhe ish-mbrojtësi norvegjez, John Arne Rise, me të cilin trajneri aktual i Kombëtares sonë ka luajtur te Roma.

Në një prononcim për “Football-Italia”, 38-vjeçari nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin aktual të Shqipërisë, teksa shprehet: “Çfarë legjende ishte Panucci, çfarë lojtari! Ai ishte një personalitet. Asistoi golin tim të parë kundër Interit me një pasim fantastik.  Çfarë karakteri kishte në dhomat e zhveshjes.

Në fushë kishte shumë njohur. Ai nuk përmbahej, fliste shumë dhe kishte shumë njohuri për futbollin.  Kam qeshur shumë herë me të për shkak të gjërave që fliste, që nuk kishin shumë sens.

E kam shijuar periudhën që kam luajtur me të, pasi kam mësuar shumë prej tij. Si të bëhesha më profesionist dhe se sa shumë dinte ai për futbollin, ishte e jashtëzakonshme”, tregon Rise.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco