Kukësi-Skënderbeu/ Orges Shehi: Synojmë 3 pikët, por titulli kampion...

Kukësi-Skënderbeu/ Orges Shehi: Synojmë 3 pikët, por titulli kampion...

19:42, 06/12/2018

Humbja ndaj Teutës, e treta në këtë kampionat duhet harruar me shpejtësinë e dritës sepse Skënderbeu ka një tjetër sfidë shumë të vështirë përballë Kukësit.

Vlerësimet e trajnerit Orges Shehi për kundërshtarin nuk mungojnë por gjatë një interviste për mikrofonin e “Supersportit” ai thekson:

“Është një përballje mes rivalëve. Jo vetëm këtë vit por kemi shumë vite që Kukësi është rivali ynë kryesorë kështu që është një ndeshje që kërkon vlerësim maksimal për vet pozicionin dhe situatën ku jemi. Ndihemi optimist që nesër të marrim atë që japim në fushë. Do të synojmë fitoren”.

Qendërsulmuesi Krasniqi dhe kapiteni Marko Radas janë dy mungesat më të rëndësishme për kampionët, pavarësisht vlerës së pamohueshme të lojtarëve ne fjalë tekniku durrsak mbështetet më shumë tek forca e grupit se sa tek individë të veçantë.

“Radas ka plotësuar numrin e kartonëve edhe Krasniqi nuk ka filluar stërvitjen dhe do të na mungojë, situata është e mirë por këto janë dy mungesat tona. Duhet të synojmë 3 pikët”, siguroi tekniku i skaudrës korçare.

Por kur është pyetur për titullin kampion dhe shkëputjen e Partizanit, Shehi tha se është herët për të folur për këtë.

“Kampionati është i gjatë ka shumë javë në vazhdim. Duke ditur që javë pas jave ka përballje momentalisht është shumë shpejt për të folur për titullin kampion. Jo vetëm Partizani por ka shumë skuadra të tjera që synojnë titull kampion është shumë shpejt për të folur për këtë”, përfundoi Shehi.

Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Kukësit dhe Skënderbeut do të luhet ditën e premte në orën 14:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

KORARI dt 6 dhjetor 201806/12/2018 20:10

ORGES SHEHI të ketë turp si trajner .i një skuadre kampione si SKËNDERBEU që jep ato komente qesharake në lidhje me humbjen 2 herë në Durrës dhe në Korçë . I gjithë qyteti i KORÇËS është i bindur se ndeshjet u shitën dhe se pak spordashës kanë për ta ndjekur në shkallët e stadiumit të KORÇËS . Këtë kampionat e mer PARTIZANI sepse SKËNDERBEU është i dënuar për 10 vjet nga UEFA . Tifozi ERION BRAÇE është më se i kënaqur nga ky dënim. Ju falenderoj administratorë të syri.. net.

Shto koment

Denonco