Trajneri i Skënderbeut vlerëson kundërshtarin: Tirana meritonte të ishte më lart

Trajneri i Skënderbeut vlerëson kundërshtarin: Tirana meritonte të ishte më lart

15:19, 23/11/2018

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka folur para ndeshjes kundër Tiranës e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore.

Në një prononcim për “Supersport-in”, tekniku i korçarëve ka nënvizuar se ekipi i tij është me meritë në vendin e dytë të tabelës.

 “ Skënderbeu është skuadër e re këtë vit, por po bëjmë mirë dhe jemi me meritë në pjesën e sipërme të tabelës. Skuadra po punon me seriozitet që nga muajt e verës. Ndoshta në ndonjë ndeshje duhet të merrnim më shumë, por ajo që më kënaq është se i kemi pikët reale dhe me meritë”, u shpreh ai.

“Tirana është një kundërshtar që na ka vënë gjithmonë në vështirësi. Nuk e meriton pozicion që ka, ka zhvilluar lojëra të mira dhe meritonte më shumë pikë”, përfundoi Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco