Salihi: Ju tregoj përse nuk po shënon Kombëtarja, ja ç’duhet të bëjë Panucci

Salihi: Ju tregoj përse nuk po shënon Kombëtarja, ja ç’duhet të bëjë Panucci

09:44, 23/11/2018

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi ka folur për situatën delikate që ndodhet përfaqësuesja kuqezi.

“Bomberi” shkodran, i cili ka luajtur në 50 takime me fanellën kuqezi duke shënuar 11 gola, në një intervistë për “Panorama Sport”, analizon mungesën e golit në Kombëtaren shqiptare.

“Besoj se si fillim duhet medoemos të ndryshojë klima dhe presioni rreth Kombëtares, pasi kjo gjë i ngarkon jashtëzakonisht shumë lojtarët dhe nuk i lejon të shprehen siç duhet. Trajneri duhet të krijojë një grup stabël prej 16-18 lojtarësh”, tha ai.

Kujtojmë që Kombëtarja e Shqipërisë shënoi vetëm një gol në 4 ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco