ZYRTARE/ Katastrofë për Milanin, ‘ylli’ i skuadrës humb sezonin

ZYRTARE/ Katastrofë për Milanin, ‘ylli’ i skuadrës humb sezonin

13:52, 15/11/2018

Infermieria e Milanit është plot por Gattuso ka marrë një tjetër lajm të keq.

Jack Bonaventura duhet të operohet për të zgjidhur problemin që ka në gjurin e majtë. Terapia intensive e stafit mjekësor pas derbit me Interin nuk ka patur efektin e pritshëm, pasi futbollisti ende ndien dhimbje.

E vetmja zgjidhje ka mbetur ndërhyrja kirurgjikale, një vendim i marrë në konsensus të plotë mes shoqërisë dhe futbollistit.

Operacioni, fatkeqësisht, zgjat më shumë periudhën e riaftësimit: mesfushori do të qëndrojë jashtë fushave të blerta nga 4 deri 5 muaj.

Ndërhyrja kirurgjikale është programuar në ditët në vijim e kjo do të thotë se Bonaventura do të mund të kthehet nën urdhrat e Gattusos në periudhën mars-prill.

Praktikisht, lojtari e humbet sezonin, pasi në rast se gjërat shkojnë në perfeksion, Gattuso mund ta ketë forcë të shtuar të skuadrës së tij vetëm për pak ndeshje në fund të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco