Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ylli i Liverpoolit i përfshirë në baste, reagon klubi anglez

Ylli i Liverpoolit i përfshirë në baste, reagon klubi anglez

21:09, 12/11/2018

Daniel Sturridge është lojtari që është vendosur në qendër të vëmendjes në Angli dhe që rrezikon të pezullohet nga futbolli për një bast të pretenduar.

Lojtari akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në një bast të luajtur në janar të vitit 2018 në një periudhë ku ai kaloi nga Liverpooli tek West Ham në formë huazimi.

Ndërsa sot klubi i Liverpoolit i ka dalë në mbrojtje të futbollistit të tij nëpërmjet një komunikate.

Daniel ka dhënë bashkëpunimin e tij të plotë dhe bindës përgjatë të gjithë procesit dhe ka siguruar klubin se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Daniel ka mohuar gjithashtu kategorikisht të ketë qenë ndonjëherë i përfshirë në baste në futboll. Sikurse me çdo çështje të kësaj natyre, ne do të lejojmë që procesi të finalizohet plotësisht, përpara se të bëjmë komente të tjera”, shkruhet në komunikatën e klubit të Liverpoolit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco