Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

ZYRTARE/ Kukësi largon sulmuesin që dikur u prezantua si blerje e bujshme

ZYRTARE/ Kukësi largon sulmuesin që dikur u prezantua si blerje e bujshme

22:13, 08/11/2018

U afrua me bujë të madhe te Kukësi madje të gjithë e cilësuan si pasuesin ideal të Sindrit Gurit, por nuk rezultoi aspak kështu dhe pas 4 muajsh Haris Harba i ka dhënë lamtumirën klubit verilindor.

Ishte vetë klubi i Kukësit që në faqen zyrtare komunikoi mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin boshnjak i cili gjatë dy muajve të fundit kishte gjetur shumë pak hapësira në skuadër me trajnerin Cungu që nuk e preferonte. Harba me Kukësin zhvilloi në total 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Tifozët verilindorë do ta mbajnë mend boshnjakun për atë gol spektakolar që realizoi në humbjen 5-2 ndaj Torpedo Kutaisit në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Europa League. Klubi i Kukësit në komunikatën e tij e falenderon Harbën për kontributin e dhënë me fanellën e bluve dhe i uron suksese në karrierë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco