Festa kthehet në ankth për Pogba, kontroll i papritur anti-doping pas fitores me Juven

Festa kthehet në ankth për Pogba, kontroll i papritur anti-doping pas fitores me Juven

11:48, 08/11/2018

Pogba nuk është larguar nga Torino pas takimit të Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Manchester United.

Në fakt, arsyeja është sepse një test i papritur anti-doping ka përfshirë ish-futbollistin e Juventusit që aktualisht luan me United.

Procedura e testit ka zgjatur për 1 orë, çka ka bërë që francezi mos të udhëtonte me shokët për t’u kthyer në Manchester.

Sipas “The Sun”, mesfushori udhëtoi vetëm për në Angli. Ai megjithatë shprehu kënaqësi që rikthehej në Torino.

Manchester United mundi Juventusin me rezultatin 1-2, pasi italianët kryesonin deri në minutën e 85-të, duke rritur shanset për të kaluar grupin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco