Real Madridi do yllin e Milanit për 40 milion euro

Real Madridi do yllin e Milanit për 40 milion euro

21:33, 01/11/2018

Milani është duke marrë disa rezultate pozitive në ndeshjet e fundit dhe një rol shumë të rëndësishëm në këto ndeshje e ka pasur pikërisht sulmuesi i krahut, Suso.

Por, lojtari duket se nuk e shikon të ardhmen e tij në Milano dhe është duke e trembur skuadrën kuqezi.

Së fundmi sipas asaj që bën me dije, “Gazzeta dello Sport”, drejtuesit e Realit të Madridit kanë kontaktuar me agjentin e futbollisti, Alesandro Lucci, dhe janë interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Duket se skuadra e Realit të Madridit ka një avantazh që kërkon ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë.

Pra, të marrë Suson për 40 milionë euro, duke qenë se është një klub jashtë Serie A, pikë kjo e parashikuar në klauzolën e largimit të lojtarit.

Ndërsa kuqezinjtë që besojnë në cilësitë e lojtarit do të mundohen që në fund të sezonit të rishikohen edhe njëherë kushtet e kontratës për të ngritur të paktën deri në 60 milionë euro klauzolën e largimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco