Dalin fotot e para të Messit pas dëmtimit

Dalin fotot e para të Messit pas dëmtimit

12:39, 23/10/2018

Lionel Messi është fotografuar për herë të parë që prej lëndimit që e pësoi në fundjavë në ndeshjen e Barcelonës ndaj Sevillës në La Liga.

Argjentinasi theu një asht në dorën e djathtë në fitoren 4-2 të Barçës ndaj Sevillës të shtunën në “Camp Nou”, dhe si pasojë do të mungojë të paktën tri javë.

Barça, ndërkohë, do të luajë nesër kundër Interit në Ligën e Kampionëve. Të dy ekipet ndajnë vendin e parë në grupin e tyre me nga gjashtë pikë.

Ndërsa, të dielën do të zhvillohet El Clasico me Real Madridit, të cilën po ashtu do ta humbasë Messi.

Për më tepër, Messi pritet t’i humbasë edhe, të paktën, katër ndeshje e radhës të Barcelonës.

Fotografi të publikuara nga Sport, shfaqin Messin me dorën e mbështjellë në fashë, por me fytyrë të buzëqeshur teksa shëtit. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco