Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Manchester City me ‘5 yje’ në Premierligë

Manchester City me ‘5 yje’ në Premierligë

18:54, 20/10/2018

Manchester City ka regjistruar një fitore të thellë 5-0 në sfidën e luajtur në “Etihad Stadium”, përballë skuadrës së Burnleyt dhe është shkëputur momentalisht në krye të renditjes.

Aguero hapi serinë e golave për skuadrën e Guardiolës, ndërsa më pas shënuan me radhë Bernardo Silva, Fernardinho, Mahrez dhe Leroy Sane, duke kompletuar një festival golash.

Fitore minimale 0-1, por mjaft të rëndësishme për të ruajtur ritmin e kryesuesve, mori edhe Tottenhami në transfertën e zhvilluar ndaj Whest Hamit.

Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga fantazisti argjentinas Eric Lamela në minutën e 44-t, ndërsa Tottenham barazon Chelsean me 21 pikë, në vendin e dytë të renditjes.

Në sfidat e tjera, Cardifi triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Fulhamit, ndërsa Newcastle u dorëzua në shtëpi ndaj Brightonit, duke humbur me rezultatin minimal 0-1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco