Memushaj ‘ndjehet’ italian: Në ndeshjen me Italinë doja t’i këndoja të dy himnet

Memushaj ‘ndjehet’ italian: Në ndeshjen me Italinë doja t’i këndoja të dy himnet

16:10, 19/09/2018

Ledian Memushaj ka emigruar në Itali në vitin 1997. Mesfushori i kombëtares sonë duket se i ka realizuar ëndrrat e tij. Ai është rritur në qytetin e Peskarës dhe arriti të luante me shiritin e kapitenit në krah për këtë ekip, në Serie A.

Vlonjati kaloi një vit te Benevento, por u kthye përsëri te Peskara.

Në një intervistë të gjatë për “Rete8” ai tregon momentin kur ky ekip u ngjit në Serie A.

“Natën kur siguruam kalimin në Serie A, isha në grumbullim me kombëtaren në veri të Francës. Një vend i humbur dhe nuk punonte mirë as interneti. Ndeshjen e lexoja me tekst dhe po vija vërdallë në dhomë si i çmendur. Në fund u lumturova shumë, madje po e pranoj, më shpëtoi edhe një pikë loti”, shprehet Memushaj.

Ai tregon edhe për sfidën me Italinë kundër Shqipërisë. “Të ishte për mua do t’i këndoja të dy himnet në eliminatoret e Botërorit. Të Italisë e këndova në një moment me vete, pasi tashmë e kam mësuar”, shtoi 31-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco