UEFA nis hetimet ndaj Juventusit, arsyeja: Ronaldo...

UEFA nis hetimet ndaj Juventusit, arsyeja: Ronaldo...

15:16, 19/09/2018

Juventusi është duke u hetuar nga UEFA për shkak se dyshohet se gjatë merkatos së verës klubi i ka shkelur rregullat e transferimeve Financial Fair-Play (FFP), në veçanti për shkak të blerjes së Cristiano Ronaldos, raporton Calciomercato.

“Zonja e vjetër” e transferoi Ronaldon nga “Los Blancos” për shumën e 112 milionë euro. Megjithatë, ai ishte vetëm një nga lojtarët e blerë, pasi në total, Juventusi shpenzoi 244 milionë euro.

Por, këto përforcime në skuadër do ta dëmtojnë financiarisht klubin italian, në rast se UEFA gjen diçka të parregullt në biznesin që kanë bërë gjatë verës.

Por, Juventusi nuk e pranon se kanë bërë shpenzime të tepërta, pasi pretendon se i kanë balancuar shpenzimet që kanë bërë me paratë që i kanë fituar me largimin e Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuainit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco