Messi mban fjalim para tifozëve të Barcelonës, si kapiten bën premtimin e madh

Messi mban fjalim para tifozëve të Barcelonës, si kapiten bën premtimin e madh

08:19, 16/08/2018

Lionel Mesi ka mbajtur një fjalim në “Camp Nou” ditën e djeshme përpara se të fillonin ndeshjet e “Trofeut Gamper”.

“Pleshti” mbajti për herë të parë shiritin e kapitenit të katalanasve dhe tha: “Për mua është nder i madh që jam kapiten i skuadrës. Kam qenë me shumë fat që ka pasur shembuj lojtarë të mëdhenj si Puyol, Xavi e në fund të madhin Andres Iniesta, që do të na mungojë shumë. Për këtë sezon kemi ndërtuar një skuadër për t’ju entuziazmuar, blerjet do të na ndihmojnë shumë. Sezonin e kaluar fituam La Ligan dhe Kupën e Mbretit, por u zhgënjyem në Champions, mbi të gjitha për mënyrën sesi u eliminuam. Do të bëjmë gjithçka që ta kthejmë në ‘Camp Nou’ Championsin”.

Barcelona e nisi sezonin me suksesin 2-1 në Superkupën e Spanjës ndaj Sevillas, takim që u luajt në Marok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco