Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

U falsifikua firma e Voltana Ademit, mësoni shifrat e mashtrimit me Çinarin

U falsifikua firma e Voltana Ademit, mësoni shifrat e mashtrimit me Çinarin

01:10, 15/08/2018

Ngjarja që klubi i Vllaznisë ka bërë publike sot mund të sjellë pasoja të rënda për persona brenda apo pranë klubit Vllaznia të cilët janë munduar me çdo kusht të finalizojnë transferimin e Eraldo Çinarit në Spanjë, me shumë mundësi edhe pa dijeninë e plotë të këtij të fundit për rrethanat.

Vip Sport ka mësuar nga vetë administratori Suad Lici se dyshimet kryesore nuk bien mbi vetë futbollistin, i cili mund të ketë rënë vetë pre e mashtrimit në tentativën për të siguruar një të ardhme jashtë Shqipërisë. Por ndërkohë, është kaluar çdo kufi i mundshëm duke thyer ligjet dhe arritur deri në pikën ku është falsifikuar edhe firma e kryebashkiakes Ademi.

“Nga ana ime, kam zbatuar me përpikmëri atë që parashikon rregullorja në raste të tilla, kam pasur një korrespondencë të plotë me klubin spanjoll duke shkëmbyer me të dokumentacionin që pas emërimit tim. Në këtë shkëmbim që kemi pasur, u shpjegova se nuk ka asnjë lloj marrëveshje mes klubeve dhe as nuk ishin autorizuar palë të treta për të bërë rolin e ndërmjetësit°, tregoi Lici për Vip Sport.

Ajo që ka alarmuar më shumë drejtuesit e Vllaznisë ishte kur janë njoftuar nëpërmjet një shkrese nga klubi spanjoll se transferimi ishte miratuar e finalizuar. U konstatua se në dokumentat që i janë dërguar klubit spanjoll duke shprehur dakordësinë për transferimin e Çinarit për një shumë prej 20 mijë eurosh, gjendej edhe firma e Voltana Ademit. Administratori Lici ka kërkuar nga kryebashkiakja të mësojë nëse kishte autorizuar këtë transferim para emërimit të tij, por ajo ka qenë po aq e çuditur sa drejtuesi i sapoemëruar në klub kur ka mësuar për ekzistencën e një shkrese të tillë.

Ka qenë pikërisht Ademi ajo që ka insistuar që të vepronin organet kopetente shtetërore për të zbardhur këtë ngjarje, pasi ishte falsifikuar firma e një zyrtareje të shtetit, që përbën kundravajtje ligjore më të rëndë edhe sesa mashtrimi me qëllim përfitimi që u bë në rastin e Çinarit. Vip Sport ka mësuar se për këtë të fundit, klubi kishte vendosur një klauzolë largimi prej 100 mijë eurosh.

Redaksia është munduar të kontaktojë gjatë kësaj periudhe me kryebashkiaken Ademi për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje, meqë ajo mban postin e drejtueses më të lartë të Vllaznisë por deri tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga kryebashkiakja për këtë ngjarje të rëndë që trondit edhe institucionin që drejton në Shkodër. /VipSport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco