Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kush pi duhan e kupton sa po vuan Sarri te Chelsea. Përtyp filtrin se nuk lejohet cigarja

Kush pi duhan e kupton sa po vuan Sarri te Chelsea. Përtyp filtrin se nuk lejohet cigarja

11:54, 14/08/2018

?Për shkak se në Angli ndalohet pirja e duhanit në fushë, trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, është detyruar të gjejë një alternativë tjetër dhe tani ai e përtyp filtrin e cigareve.

Sarri është i njohur si duhanxhi i madh. Në Itali, ai pinte cigare edhe gjatë ndeshjeve të ish-klubit të tij, Napolit.

Megjithatë, këtë ves ai nuk mund ta vazhdojë edhe në Angli, pasi ndalohet pirja e duhanit brenda fushës.

Atij i është ndaluar në mënyrë kategorike pirja e duhanit gjatë orëve të punës brenda stadiumit.

Për këtë arsye, Sarri është dashur të gjejë një alternativë tjetër. Ai tani e përtyp filtrin e cigareve për t’iu shmangur këtij ligji.

Ai u fotografua duke përtypur filtrin e cigareve edhe gjatë ndeshjes kundër Huddersfieldit, ku “Blutë” e Londrës fituan me rezultatin 3-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco