Kukësi prezanton dy goditjet e bujshme të merkatos, Cuculin dhe të huazuarin nga Juventusi

Kukësi prezanton dy goditjet e bujshme të merkatos, Cuculin dhe të huazuarin nga Juventusi

11:20, 13/08/2018

Ka qenë një ditë intensive përsa i përket zhvillimeve te Kukësi. Safet Gjici ka prezantuar ditën e sotme 2 futbollistët e rinj të ekipit.

Si fillim presidenti Gici ka treguar gjithë “peripecitë” që kanë kaluar në Gjeorgji, madje është shprehur optimist për sa i përket përmbysjes.

“Deklarata e Cungut nuk është ashtu siç e keni përkthyer ju. Ai e ka sqaruar dhe vetë. Pres shumë nga lojtarët. Me afrimin e Cuculit dhe lojtarit të Juventusit besoj se do të ketë impuls të ri në skuadër. Pamë shumë raste të humbura në Gjeorgji sepse lojtarët ishin torturuar psikologjikisht prej vizave. Megjithatë nuk është asgjë e vështirë, por kam bindje se me mobilizimin e djemve e kalojmë turin”, deklaroi Gjici.

Ndërkohë janë prezantuar edhe 2 futbollistët e rinj të Kukësit, Cuculi dhe futbollisti Toure.

“Kam fituar 2 trofe sezonin e fundit dhe kam ardhur këtu për të ndihmuar në arritje të objektivave. Kukësi ka dëshmuar gjatë këtyre viteve se është gjithmonë pretendente. Ekipi për këtë është ndërtuar. Jam rikthyer në Shqipëri sepse më bindi projekti i Kukësit” u shpreh Cuculi.

Ndërkohë Oumar Toure u shpreh se do të ndihmojë për të arritur objektivat e vendosur.

“Është kënaqësi të jem këtu. E njoh këtë klub prej një muaji. Do të jem menjëherë në dispozicion të ekipit. Jam i vetëdijshëm se duhet të luftoj për të siguruar vendin tim në fushë”, përfundoi Toure.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco