Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Çmenduria Ronaldo’ ka kosto, Juventusi shet yjet për kushtin e ‘Fair Play’ financiar

‘Çmenduria Ronaldo’ ka kosto, Juventusi shet yjet për kushtin e ‘Fair Play’ financiar

10:51, 17/07/2018

Mbërritja e Cristiano Ronaldos në kampin bardhezi ka hapur dyert për sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili para përfundimit të sezonit cilësohej nga drejtuesit e Juventusit si i pashitshëm.

“Çmenduria” Ronaldo ka një kosto, si nga ana ekonomike, të cilën bardhezinjtë duhet që ta balancojnë, por edhe nga ana teknike, pasi vështirë se do të mbeten hapësira për një emër të madh si Huguain.

Për të rimbushur arkën, kushtëzim edhe nga “Fair Play” financiar, Higuain është i pari që del në shitje, por nuk është i vetmi.

Mbrojtësi 23-vjeçar Daniele Rugani duket se do të jetë “kurbani” tjetër për “çmendurinë Ronaldo”.

Ofertat për ta nuk kanë të munguar. Chelsea i manjatit rus, Roman Abrahamovich, është gati të hapë “thesin” për të pasur 2 kampionët e Seria A pjesë të ekipit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco