Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Historike/ Shqipëria merr medaljen e argjendtë në Ligën e Europës

Historike/ Shqipëria merr medaljen e argjendtë në Ligën e Europës

17:27, 17/06/2018

Kombëtarja e femrave në volejboll fitoi sot pasdite 3-0 ndaj Estonisë, në ndeshjen për vendet 3-4 të Divizonit të Argjendtë të Ligës së Europës, sfidë e luajtur në Nykoping të Suedisë.

Për pasojë, Shqipëria është renditur në vendin e tretë në këtë event europian, duke marrë medaljen e bronzit.

Një rezultat fantastik i Shqipërisë në këtë turne, ku arriti 6 fitore dhe dy humbje, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën finale dhe duke marrë vendin e tretë.

Meritë e vajzave e stafit, që bënë një punë të mirë, duke vënë në qafë medaljen e bronzit.

Sfida nis mjaft mirë për kombëtaren kuqezi, që ka epërsi në setin e parë, duke e dominuar lojën. Vajzat kuqezi shkëputen që në start dhe fitojnë 25-14, por kjo pamje përsëritet edhe në setin e dytë. Pas pikës së 12-të, Shqipëria shkëputet dhe fiton 25-18.

Më i bukur seti i tretë, me vajzat kuqezi që kanë një marsh më shumë edhe pse rivalet lindore tentojnë të rihapin ndeshjen, por pa ia dalë mbanë.

Në piket e fundit, Shqipëria është më e saktë dhe fiton 25-21 dhe krejt takimin 3-0, duke u renditur në vendin e tretë në këtë event europian.

Shqipëri – Estoni, 3-0 (25-14, 25-18, 25-21)

SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani

Trajner: Altin Martiri

ESTONIA: N.Peit, Bahmatsev, Monnakmae, Miilen, Kullerkann, Hollas, E.Peit, Ennok, Pajula, Laak, Nolvak, Moor, Rosenblatt

Trajner: Andrei Ojamets

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco