Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

A e dëmtoi Ramos qëllimisht Salahun? Ishin të fortë në sulm, duhej t’i ndalonim. Ja dolëm

A e dëmtoi Ramos qëllimisht Salahun? Ishin të fortë në sulm, duhej t’i ndalonim. Ja dolëm

09:30, 27/05/2018

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, përveç trofeut të fituar, ka folur edhe për lamtumirën e mundshme të Ronaldos, të cilën portugezi e lajmëroi vetë.

“Ai do sqarojë vetë gjithçka, pas kësaj ndeshje. Por, mund të them se nuk do jetë në vend më të mirë se ky”, thekson mbrojtësi spanjoll.

Për Realin ishte Championsi i tretë radhazi dhe i 13-ti në gjithë historinë.

“Jemi shumë të lumtur, duhet ta dimë vlerën e madhe të kësaj gjëje që kemi arritur”, tha Ramos.

Në pjesën e parë të finales së mbrëmshme, Ramos bëri një ndërhyrje të parregullt ndaj Salah, i cili më pas la fushën e lojës i dëmtuar.

Ramos akuzohet se e ka dëmtuar qëllimisht yllin e Liverpoolit.

“Tredhëmbëshi i Liverpoolit? Ishte një pikë e fortë e Liverpoolit që duhej të ndalonim, dhe në fund ia dolëm. Krijuam disbalanca mes tre sulmuesve të tyre”, deklaroi Sergio Ramos.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

gramoz28/05/2018 16:52

Sigurisht qe me ne fund ja dole more lojtar plere, ke surrat dhe mburresh me krimin qe bere ne fushen ku luhet futboll dhe jo mundje klasike. Pate shum fat qe kundeshtari nuk tu pergjigj me te njejten monedhe, çdo kasaphane do ta kishe merituar , more pis lojtar.

Shto koment

Denonco