Ja kush janë 9 futbollistët që kanë luajtur për Real Madrid dhe Liverpool

Ja kush janë 9 futbollistët që kanë luajtur për Real Madrid dhe Liverpool

01:18, 25/05/2018

Kur kanë mbetur ende dhe dy ditë nga finnalja e madhe e sezonit, ajo e Champions League, mes Real Madrid dhe Liverpool, janë thënë pothuaj të gjitha për të dyja skuadrat, që kanë bërë më mirë në aktivitetin më të rëndësishëm evropian.

Liverpool dhe Real Madrid njihen si klube që kanë shkëmbyer futbollistë me njëra-tjetrën dhe ndër emrat e njohur që kanë veshur fanelat e të dyjave skuadrave janë Michael Owen, Xabi Alonso, Fernando Morientes apo Nicolas Anelka.

Në galerinë më poshtë do të keni mundësinë të shihni emrat e futbollistëve që kanë qenë pjesë e Real Madrid dhe Liverpool dhe shumica e tyre e kanë fituar një herë Champions League me një prej skuadrave.

Xabi Alonso – Pasi fitoi Champions League me Liverpool, spanjolli në vitin 2009 u transferua në Madrid ku u shpall kampion i Spanjës

Nicolas Anelka – Francezi fitoi Champions League me Real Madrid në sezonin 1999-2000, përpara se transferohej me huazim dy vjet më pas në Liverpool

Alvaro Arbeloa – Është produkt i shkollës së Realit dhe pasi luajti vetëm 4 ndeshje si titullar, në vitin 2006 u transferua te Liverpool dhe me kthimin e tij në Madrid fitoi Champions League

Jerzy Dudek – I famshëm për pritjet e tij të penalltive në vitin 2005 në finalen e Champions League, disa sezone më vonë u bë pjesë e Real Madrid

Steve McManaman – Mesfushori që erdhi nga të rinjtë e Liverpool luajti 364 ndeshje me ‘të kuqtë’, përpara se të bashkohej me Real Madrid në 1999

Fernando Morientes – Me 3 Champions League të fituara me Real Madrid dhe 2 kampionate spanjolle, Morientes në 2005 u transferua në Liverpool, ku fitoi FA Cup dhe Superkupën e Evropës

Antonio Nunez – Me vetëm 13 ndeshje në Madrid, u transferua te Liverpool në sezonin 2004-2005 dhe arriti të merrte medaljen si fitues i Champions League

Michael Owen – Ylli i akademisë së Liverpool, me 158 gola në 297, ndeshje nuk pati sukses në Madrid, ku luajti vetëm për 1 sezon

Nuri Sahin – Futbollisti me origjinë turke nuk pati shumë fat me të dyja skuadrat, ku për shkak dëmtimesh u aktivuan në një numër shumë të vogël ndeshjesh
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco