Presidenti i Barcelonës flet për të ardhmen e Busquets

Presidenti i Barcelonës flet për të ardhmen e Busquets

21:28, 23/05/2018

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu iu referua situatës së Sergio Busquets në një intervistë me Radio Catalunya dhe mundësinë që ai kërkoi për një kontratë të përmirësuar.

Bartomeu sugjeroi se mesfushori nuk fiton më pak se Philippe Coutinho,

“Nuk mund ta zbuloj këtë të dhënë, por nëse e shohim këtë, ndoshta do të bënim një gabim dhe nuk do të pretendoja kurrë se Coutinho fiton më shumë se Busquets, edhe pse nuk ka të bëjë me këtë”, tha fillimisht Bartomeu.

Presidenti siguroi se klubi po punon për përmirësimin e kushteve të Busquets, pasi kontrata e tij aktuale është deri në vitin 2021.

 “Sergio është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Nuk mund të shpjegoj atë që ne po bëjmë në rastin e tij, por ai është shumë i mirë dhe trajnerët dhe tifozët të gjithë duan që ai të qëndrojë”, shtoi ai.

Në këtë kuptim, Bartomeu shpreson për një lamtumirë të ngjashme me atë që Andres Iniesta e mori këtë javë:

“E vërteta është se mënyra se si Iniesta u largua nga Barça ka qenë e mahnitshme dhe dëshiroj që Busquets të ketë diçka të tillë”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco