Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

E ardhmja dhe merkato, Allegri zhvillon 3 orë bisedime me drejtuesit e Juventusit

E ardhmja dhe merkato, Allegri zhvillon 3 orë bisedime me drejtuesit e Juventusit

15:56, 21/05/2018

Massimiliano Allegri do të vijojë të jetë trajner i Juventusit. E ardhmja e teknikut nga Livorno ishte vendosur në diskutim, me Arsenalin të gatshëm për të përfituar, por trajneri nuk do të lëvizë nga 34-herë kampionët e Italisë.

50-vjeçari ka zhvilluar një takim me 3 drejtuesit kryesorë të Juventusit, presidentin Agneli, zv/presidentin Nedved dhe administratorin e deleguar, Beppe Marotta.

Bisedimet kanë zgjatur për më shumë se 3 orë. Tekniku ka dalë nga zyrat e klubit pa lëshuar deklarata, por mediat në Itali janë të sigurta se është arritur marrëveshja për të vijuar bashkëpunimin.

Në fakt, kontrata aktuale e Allegrit përfundon në vitin 2020 dhe rinovimi nuk ishte tema e ditës, por çështja kryesore ishte dëshira e të dyja palëve për të vazhduar së bashku.

Në këtë mënyrë, tekniku toskan do të jetë në stolin e bardhezinjve për të 5-in vit radhazi.

Përvoja e tij me “Zonjën e Vjetër” ka qenë një histori suksesi. 4 herë radhazi kampion dhe gjithashtu 4 herë fitues i Kupës së Italisë, ndërkohë që edhe në Champions ai e ka udhëhequr Juventusin deri në finale në vitin 2015 dhe 2017.

Në takimin mes drejtuesve dhe Allegrit është diskutuar edhe në lidhje me merkaton.

Buffon, Lischsteiner dhe Asamoah e kanë mbyllur me bardhezinjtë, teksa mund të largohen edhe Mandzukic e Marchisio, për këtë arsye duhet nisur menjëherë nga puna në mënyrë që skuadra të mos pësojë rënie të ndjeshme në aspektin e cilësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco