VIDEO+FOTO/ Lazio në Champions, Inter ka edhe 45 minuta shpresë. Statistikat

VIDEO+FOTO/ Lazio në Champions, Inter ka edhe 45 minuta shpresë. Statistikat

21:39, 20/05/2018

Në “Olimpico” po luhet ndeshja e fundit e Serie A mes Lazios dhe Interit, ku të dy ekipet po luftojnë për një vend në Champions League, shkruan Syri.net.

Sapo ka përfunduar pjesa e parë me fitoren 2-1 të Lazios.

Në minutën e 9-të Marusic ka kaluar Lazion në avantazh.

Interi barazon në të 29’, ku pas një goditje këndi D’Ambrosio përfiton nga rrëmuja në zonën e rreptësisë. Strakosha dëmtohet, teksa nga lacialët ka protesta.

Gjithsesi, vendësit kalojnë përsëri në avantazh. Anderson në minutën e 41-të bën të shpërthejë “Olimpico”.

Me këtë rezultat (2-1) mbyllet pjesa e parë, teksa zikaltrit kanë edhe 45 minuta shpresë për përmbysjen.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e pjesës së parë.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco