VIDEO-SYRI TV/ Përkujtohen në Lusnë të Lumës martirët antikomunistë, 30 persona u vranë në 1944

15:56, 20/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë përkujtuar me një memorial në Lusna të Lumasit ne Kukës 30 martirët antikomunistë që humben jetën në shtatorin e 1944. Historianë dhe pjesëmarrës në këtë ceremoni e cilësua ngjarjen si një nga masakrat më të rënda të luftës civile në Shqipëri

SYRI TV

30 martirët antikomunistë që humben jetën në shtatorin e 1944 u përkujtuan në një ceremoni në Lusn╡ të Lumës ne Kukës.

Kryeplaku i fshatit, Jonuz Kolgjini, tha se memoriali është një shenjë respekti për ata që, sipas tij, sakrifikuan jetën për Lusnën dhe për trojet shqiptare.

Historiani nga Prizreni, Parim Kosova, e cilësoi masakrën e Lusnës si një nga ngjarjet më të rënda të luftës civile në Shqipëri gjatë vitit 1944.

Bedri Peposhi, me origjinë nga fshati Lusën i Kukësit, mbart një histori të dhimbshme, por edhe të mbushur me qëndresë. Ai kujton se ky fshat u godit rëndë nga dhuna e regjimit komunist e të tjerë u dëbuan nga Shqipëria. Duke folur për politikën e sotme shqiptare, Peposhi shpreh mendimin se pasardhës të figurave të regjimit komunist vazhdojnë të mbajnë poste të rëndësishme në drejtimin e vendit.

Sipas deshtmitareve te ngjarjes ende te gjallë në shtator të vitit 1944 në fshatin Lusnë ndodhi një përplasje e armatosur që zgjati tre ditë, ku mbetën të vrarë 39 persona nga të dyja palët, partizanë të Brigadës së 5-të dhe banorë të Lusnës e të krahinës së Lumës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco