Një zjarr ka përfshirë mesditën e kësaj të hëne një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës.
Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, flakët u përhapën me shpejtësi duke iu afruar banesave pranë zonës, duke krijuar rrezik për përfshirjen e tyre nga zjarri.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat ndërhynë për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e zonës së banuar. Ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur frenimin e përhapjes së flakëve drejt banesave.
Forcat operacionale vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa autoritetet ndodhen në terren për monitorimin e situatës dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave të zjarrit.
© SYRI.net