Shqetësimi i turistëve në Gjirokastër: Biletë veç për Kalanë dhe veç për Muzeun e Armatimit

Shqetësimi i turistëve në Gjirokastër: Biletë veç për Kalanë dhe veç për Muzeun e Armatimit

12:15, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituara të turizmit kulturor në Shqipëri. Gjatë këtij viti, monumenti ka mirëpritur mbi 100 mijë vizitorë, duke u renditur mes atraksioneve më të frekuentuara në vend.

Megjithatë, një nga problematikat e evidentuara mbetet pagesa e dy biletave nga turistët. Vizitorët duhet të paguajnë një biletë për hyrjen në Kala dhe një tjetër për të vizituar Muzeun e Armatimit, i cili ndodhet brenda saj.

Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Ardis Duka, u shpreh se kjo çështje mbetet një nga shqetësimet e ngritura nga vizitorët, ndërsa theksoi se Kalaja vazhdon të tërheqë një numër të lartë turistësh gjatë gjithë sezonit.

Pjesën dërrmuese të vizitorëve e përbëjnë turistët e huaj, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, çka konfirmon interesin në rritje për Gjirokastrën si një nga destinacionet kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco