Tregtarët e Kuçovës zhvillojnë aktivitetin e tyre në kushte skandaloze, mes baltës, pluhurit, papastërtive dhe infrastrukturës së amortizuar. Përballë kësaj situate bashkia nuk ka marrë asnjë masë nuk është ndërhyrë prej vitesh për përmirësimin e situatës, edhe pse ankesat kanë qenë të vazhdueshme.
Syri TV
Tregu i Kuçovës vijon të mbetet në kushte problematike, duke u përballur çdo ditë me mungesë investimesh dhe standartesh minimale. Mes baltës, pluhurit, diellit mungesës së pastrimit dhe infrastrukturës së amortizuar, tregtarët zhvillojnë aktivitetin e tyre në një ambient që, sipas tyre, nuk plotëson as kushtet minimale.
Përveç mungesës së infrastrukturës, një tjetër shqetësim mbetet edhe mungesa e kushteve higjieno-sanitare. Tregtarët thonë se ambienti është i papastër, ndërsa gjatë reshjeve situata rëndohet edhe më shumë, duke e bërë të vështirë zhvillimin normal të aktivitetit. Edhe pse paguajnë rregullisht taksat dhe ankesat ndaj bashkisë kanë qenë të vazhdueshme, ata shprehen se nuk është ndërhyrë prej vitesh për përmirësimin e situates.
Tregtarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet vendore për përmirësimin e kushteve në treg, duke theksuar se situata aktuale po ndikon drejtpërdrejt në punën dhe jetesën e tyre të përditshme.
© SYRI.net