Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Marshimi, protesta drejt mosbindjes civile?

Fiton ‘John Zorab Prize’/ Vlerësim prestigjioz për rezultatet në anesteziologji dhe kujdes intensiv për Dr. Gentian Huti

Fiton ‘John Zorab Prize’/ Vlerësim prestigjioz për rezultatet në anesteziologji dhe kujdes intensiv për Dr. Gentian Huti

15:47, 10/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dr. Gentian Huti fiton “John Zorab Prize” në EDAIC® Part I 2025.

“John Zorab Prize” është një vlerësim prestigjioz që i akordohet kandidatit me rezultatin më të lartë në botë në këtë provim ndërkombëtar të anesteziologjisë dhe kujdesit intensiv (EDAIC® Part I), duke përfaqësuar një nga arritjet më të larta të ekselencës profesionale në këtë fushë dhe duke u dhënë mes mijëra kandidatëve nga e gjithë bota.

Njoftimi për këtë çmim prestigjioz është publikuar nga Spitali Amerikan.

Postimi i plotë:

I pari mes mijëra konkurrentëve nga e gjithë bota, Dr. Gentian Huti fiton “John Zorab Prize” në EDAIC® Part I 2025

Spitali Amerikan ka kënaqësinë të njoftojë se Dr. Gentian Huti, mjek anestezist-reanimator, është shpallur fitues i John Zorab Prize për përgjigjen më të mirë në provimin ndërkombëtar EDAIC® Part I 2025.

“John Zorab Prize” është një vlerësim prestigjioz që i akordohet kandidatit me rezultatin më të lartë në botë në këtë provim ndërkombëtar të anesteziologjisë dhe kujdesit intensiv (EDAIC® Part I), duke përfaqësuar një nga arritjet më të larta të ekselencës profesionale në këtë fushë dhe duke u dhënë mes mijëra kandidatëve nga e gjithë bota.

Provimi EDAIC® Part I këtë vit mblodhi 3,439 kandidatë nga 59 vende të botës, të shpërndarë në 111 qendra të regjistruara dhe të zhvilluar në 100 qendra aktive në katër kontinente.

Ky vlerësim ndërkombëtar është dëshmi e punës së palodhur, ekselencës profesionale dhe angazhimit të vazhdueshëm për standardet më të larta në mjekësi.

Urime Dr. Gentian Huti për këtë sukses të merituar dhe frymëzues!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco