Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

SYRI TV/ PE alarm për Shqipërinë, shumica e fëmijëve në rrezik varfërie! Hazizaj: Nuk shpenzohet asnjë kacille për ta

SYRI TV/ PE alarm për Shqipërinë, shumica e fëmijëve në rrezik varfërie! Hazizaj: Nuk shpenzohet asnjë kacille për ta

15:45, 06/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian vëren se në Shqipëri nuk është zbatuar Axhenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, teksa sheh me shqetësim faktin se shumica e fëmijëve mbeten në rrezik varfërie. Në një intervistë për Syri Tv, Drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj, vuri theksin në mangësitë e arsimit për mbështetjen ndaj të miturve që janë në situatë varfërie, ndërsa cilëson domosdoshmëri një plan kombëtar për eliminimin e varfërisë te fëmijët.

Nga SYRI TV

Të drejtat e fëmijëve në vendin tonë vijojnë të jenë të cunguara, teksa shqetësues mbetet fakti se shumica e fëmijëve mbeten në rrezik varfërie. Ky është konstatimi i Raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili sheh me shqetësim mos zbatimin e Axhendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri.

“Është shqetësues fakti se Axhenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve (NARC) 2021-2026 nuk është zbatuar ende plotësisht dhe qasja në drejtësi për fëmijët pengohet nga vonesat, ndihma e kufizuar ligjore dhe koordinimi i pamjaftueshëm institucional. Keqardhje që shumica e fëmijëve në Shqipëri mbeten në rrezik varfërie. U bëhet thirrje autoriteteve shqiptare që ta zbatojnë në mënyrë efektive NARC-in duke ofruar ndihmë për fëmijët që përballen me përjashtim dhe varfëri.”

Drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj, sheh si problem mbivendosjen e varfërisë. Ai vë theksin edhe tek mangësitë e arsimit për mbështetjen ndaj të miturve që janë në situatë varfërie, pasi kjo sipas tij thellon jo vetëm varfërinë, por në tërësi përjashtimin social.

Përballë kësaj situate, sipas z. Hazizaj është domosdoshmëri një plan kombëtar për eliminimin e varfërisë te fëmijët.

Respektimi i të drejtave të fëmijëve, ushqyerja, veshmbathja, arsimimi, kujdesi mjekësor dhe mbështetja sociale janë bazat e detyrimeve që ka çdo qeveri, për të garantuar një jetë dhe të ardhme më të sigurt për fëmijët, elementë që edhe sipas raporteve ndërkombëtare, në Shqipëri mungojnë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco