SYRI TV
Qytetarët e Këlcyrës po përballen çdo ditë me rritje të çmimeve. Ata shprehen se e kanë tepër të vështirë që të përballojnë një situatë të tillë, duke u detyruar që të kufizojnë blerjet. Sipas banorëve, ndërsa çmimet në tregje e markete rriten, të ardhurat e tyre nuk ndryshojnë
Banorët e Kelcyres po e ndiejnë çdo ditë e më tepër rritjen e çmimeve. Ne tregje dhe markete, qytetaret përballen me çmime gjithnjë ne rritje, duke e bërë më të vështirë përballimin e jetesës.
Ata shprehen se nuk i përballojnë dot me shpenzimet, pasi te ardhurat nuk kane ndryshuar, ndërkohë që çmimet rriten vazhdimisht. Shume prej tyre thonë se janë detyruar të kufizojnë blerjet dhe të mendojnë dy herë për çdo shpenzim.
Nga ana tjetër, një pronar marketi në qytet tregon se situata është bërë edhe më e vështirë. Ai pohon se ka familje të cilat marrin produkte me lekë borxh, pasi nuk arrijnë t’i paguajnë në moment. Sipas tij, kjo është një dukuri që është shtuar ndjeshëm kohët e fundit.
© SYRI.net