SYRI TV/ Ish minatorët mes varfërisë e sëmundjes: Pensioni është i ulët

18:37, 15/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-minatorët e Prrenjasit po jetojnë mes varfërisë dhe sëmundjeve të shkaktuara nga puna në minierë. Ata thonë se ndihen të diskriminuar nga qeveria, pasi pensioni që marrin është i ulët, duke mos shpërblyer kushtet e vështira të punës që kanë përballuar ndër vite nën tokë. Ish-minatorët thonë se kanë kërkuar vazhdimisht rritje të pensioneve, por nuk u është dhënë zgjidhje.

“Dikur qyteti i Prrenjasit njihej si qyteti i minatorëve, ndërsa sot shumica e popullsisë janë të moshuar. Këta të fundit, ish-minatorë, shprehen se me pensionet që marrin nuk mund ta shtyjnë muajin dhe nuk mund të blejnë ilaçet që u nevojiten për sëmundjet shoqëruese të krijuara nga puna e vështirë në minierë. Ndonëse ish-minatorët kanë bërë kërkesa të vazhdueshme drejtuar institucioneve për një indeksim të pensioneve, sërish kërkesat e tyre duket se kanë rënë në vesh të shurdhër.”

Ish-minatorët e qytetit të Prrenjasit ankohen se pensionet që marrin janë shumë të ulëta dhe nuk u mjaftojnë për të përballuar jetesën. Ata thonë se sakrificat dhe puna e rëndë nën tokë u kanë lënë pasoja të rënda shëndetësore, ndërsa një pjesë e madhe e pensionit shkon për ilaçe. Ish-minatorët ndihen të diskriminuar nga shteti dhe shprehen se kërkesat e tyre të vazhdueshme për indeksimin e pensioneve nuk janë marrë parasysh.

Nga ana tjetër, i gjithë qyteti, dikur i populluar me minatorë dhe të rinj, sot mbizotërohet nga pensionistët, pasi nuk ka mundësi punësimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco