Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Nga Dori Daka

SYRI TV/ Fshati Gjorm pa investime në infrastrukturë, kryeplaku i fshatit bën thirrje për zgjidhje

14:37, 12/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mungesa e investimeve, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm, rrugët e dëmtuara dhe zvarritja e zgjidhjes së problematikave të mbartura pas tërmetit të vitit 2019 vijojnë të jenë shqetësimet kryesore për banorët e fshatit Gjorm. Kryeplaku i fshatit, Ajet Vathi, i bën thirrje Bashkisë Kurbin të ndërhyjë për zgjidhjen e këtyre problemeve, pasi sipas tij, deri më tani kërkesat e komunitetit nuk janë marrë në konsideratë.

Fshati Gjorm, një nga zonat me numër të konsiderueshëm banorësh në Bashkinë Kurbin, përballet prej vitesh me mungesën e investimeve në infrastrukturë. Rrugët e amortizuara, mungesa e ujit të pijshëm dhe vonesat në trajtimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019 mbeten ndër problematikat kryesore të komunitetit.

Kryeplaku i fshatit, Ajet Vathi, shprehet se Gjormi është lënë pas dore nga institucionet dhe se nevojat e banorëve nuk kanë marrë zgjidhje.

Një tjetër shqetësim i rëndësishëm është gjendja e infrastrukturës rrugore, veçanërisht në zonën e Fushë-Gjormit, ku aksi që lidh fshatin me autostradën ndodhet në gjendje të amortizuar. Banorët kanë ndërhyrë me fondet e tyre për përmirësimin e disa segmenteve rrugore, por këto investime mbeten të pamjaftueshme për të garantuar qarkullim normal.

Sipas kryeplakut, pavarësisht kërkesave të përsëritura pranë Bashkisë Kurbin, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje konkrete për zgjidhjen e problematikave të ngritura.

Me një histori të pasur, traditë dhe potencial turistik, Gjormi vijon të mbetet jashtë vëmendjes së institucioneve, ndërsa mungesa e investimeve po ndikon drejtpërdrejt në jetën e komunitetit. Banorët shprehen se kjo situatë po ndikon edhe në largimin e familjeve nga zona, duke përshpejtuar fenomenin e emigrimit dhe zbrazjen e fshatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco