SYRI TV/ Qindra hektare tokë pa vaditje në Libofshë, fermerët ngrejnë alarmin për të mbjellat

14:38, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qindra hektarë tokë bujqësore në gjashtë fshatra të Libofshës po mbeten pa ujë për vaditje, duke shkaktuar tharjen e të mbjellave dhe dëme të mëdha për fermerët. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikthimin e sistemit të vaditjes, duke paralajmëruar se, në të kundërt, do të detyrohen të braktisin kultivimin e tokave.

Qindra hektarë tokë bujqësore në gjashtë fshatrat e kësaj zone prej vitesh po përballen me mungesën e ujit për vaditje, duke sjellë dëme të konsiderueshme në prodhimin bujqësor. Fermerët thonë se të mbjellat po thahen në ara dhe se situata po përsëritet nga viti në vit.

Banorët shprehen se investimet e tyre po shkojnë dëm, pasi mungesa e ujit po ua than prodhimet në kulmin e sezonit. Ata theksojnë se, pavarësisht vështirësive, janë pagues të rregullt të tarifave të vaditjes dhe të të gjitha detyrimeve ndaj shtetit, por në këmbim nuk marrin shërbimin për të cilin paguajnë.

Fermerët deklarojnë se e kanë ngritur vazhdimisht këtë problem pranë Bordit të Kullimit dhe Njësisë Administrative, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për rikthimin në funksion të sistemit të vaditjes, duke paralajmëruar se, nëse kjo situatë vazhdon, shumë fermerë do të detyrohen të heqin dorë nga kultivimi i tokave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco