Stuhitë që goditën zonën e Kantabrisë në Spanjë të dielën pasdite dhe në mbrëmje detyruan devijimin e një fluturimi nga Tirana për në Madrid.
Sipas medieve vendase, fluturimi ishte planifikuar të ulej në aeroportin ‘Seve Ballesteros’ në Santander.
Fluturimi u devijua pasi qarkulloi pranë Bilbaos për njëfarë kohe dhe stuhitë e bënë të pamundur uljen në aeroportin e Santanderit.
Pasagjerët zbarkuan në Madrid pas orës 22:00, dhe pesë autobusë u morën me qira nga aeroporti ‘Barajas’ për në aeroportin ‘Seve Ballesteros’.
Autobusi i parë mbërriti rreth orës 6:20 të mëngjesit të hënën.
Për më tepër, fluturimi i kthimit i planifikuar të nisej mbrëmë nga aeroporti ‘Seve Ballesteros’ me destinacion Tiranën u anulua.
© SYRI.net