Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FIER/ Ceremonia e Pashkës u kremtua në kishën e Shën Gjergjit

FIER/ Ceremonia e Pashkës u kremtua në kishën e Shën Gjergjit

08:42, 12/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për të gjithë besimtarët ortodoksë në Fier , mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u Ngjall” e bashkë me të u ngjall edhe shpresa.

Ceremonia e Pashkës u kremtua ne kishën e Shën Gjergjit, ndërkohë që mesha u ndoq nga qindra besimtarë të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të kishës duke u lutur në një ndër ditët më te rëndësishme të kalendarit të krishterë , për më shumë paqe , harmoni e begati.

Besimtarët fillimisht morën pjesë në meshën e ringjalljes së Krishtit që pasoi me lutjen e traditës sipas liturgjisë me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar té gjitha ritet e kësaj feste. Me pas besimtarët ortodoksë morën dritë  nga Drita e Zotit , duke ndezur qirinj nga Mitropoliti i Aplonisë dhe Fierit  , Imzot Nikolla Hysi, i cili në fjalën e rij theksoi se ngjallja e Krishtit është një premtim se fitorja finale i përket të mirës dhe jo së keqes.

Teksa fishekzjarret ndriçuan qiellin në mesnatë, besimtarët ortodoksë sipas traditës morën qirinjtë e ndezur në kishë e më pas iu janë drejtuar shtëpive të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco