Besimtarët myslimanë në Dibër kanë kremtuar sot festën e Fitër Bajramit, që shënon përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit.
Që në orët e para të mëngjesit, qytetarët janë mbledhur për të kryer faljen e namazit, e cila këtë vit është zhvilluar në ambientet e Pallatit të Sportit “Bashkim Lala”, duke nisur në orën 06:30.
Atmosfera festive ka përfshirë të gjithë qytetin, ndërsa pas përfundimit të faljes, besimtarët kanë shkëmbyer urime për paqe, harmoni dhe begati në familjet e tyre
Fitër Bajrami simbolizon solidaritetin, mëshirën dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit, vlera që marrin një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme të komunitetit.
Autoritetet lokale kanë marrë masat e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit, si dhe rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të faljes.
Fitër Bajrami mbetet një nga festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë, duke bashkuar familjet dhe komunitetin në një ditë gëzimi dhe reflektimi.
© SYRI.net