Besimtarët në Korçë falin namazin e Fitër Bajramit në sheshin e xhamisë 'Iljaz Bej Mirahori'

Besimtarët në Korçë falin namazin e Fitër Bajramit në sheshin e xhamisë 'Iljaz Bej Mirahori'

08:50, 20/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Besimtarët myslimanë në Korçë janë mbledhur mëngjesin e kësaj të premteje për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, pas përfundimit të muajit të Ramazanit.

Ceremonia ka nisur rreth orës 06:30 në sheshin e xhamisë “Iljaz Bej Mirahori”, ku qindra besimtarë morën pjesë në një atmosferë përkushtimi dhe qetësie shpirtërore.

Riti i faljes është drejtuar nga myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, i cili në mesazhin e tij uroi të gjithë besimtarët për më shumë paqe, begati dhe mbarësi në familjet e tyre.

“Kjo është një ditë gëzimi dhe falënderimi pas një muaji sakrifice. Uroj që në çdo familje të ketë paqe, begati dhe harmoni.”

“Gëzuar Bajramin! Urojmë shëndet, paqe dhe mbarësi për të gjithë.”

Pas përfundimit të faljes, besimtarët kanë shkëmbyer urime me njëri-tjetrin, duke përcjellë frymën e solidaritetit dhe dashamirësisë në këtë ditë të shenjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco