Pas muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Pas muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

07:16, 20/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas një muaj agjërimi dhe sakrifice besimtarët myslimane festoj sot Fiter Bajramin.

[fiter bajrami falja e namazit]

Mijëra besimtarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer ritet dhe për të falur Namazin.

Në fjalën e tij kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ndau edhe urimin e tij në përfundim të muajit të shenjtë.

“Konfliktet, luftërat dhe padrejtësitë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish të pafajshëm ka familje së sot nuk e ndjejnë gëzimin e kësaj lutjeje, e kësaj dite por dhimbjen e humbjes dhe pasigurinë e së nesërmes. Ne këtë ditë të bekuar lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që vuajnë, për fëmijët që rriten mes frikës dhe zhurmës së luftës, për nënat që presin me ankth një lajm për bijtë e tyre dhe për popujt që kërkojnë paqe dhe drejtësi”, tha ndër të tjera Spahiu.

LEXO EDHE: Kreu i KMSh uron besimtarët për Fitër Bajramin 2026 me mesazh paqeje dhe solidariteti

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco